Kosova merr edhe 48 milionë euro kredi për menaxhimin e krizës ekonomike

12:24 | 22 Korrik 2020
M. A.

Qeveria ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se MF-ja ka arritur dakordim me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që kredia të kap vlerën prej 48 milionë euro.

“Me qëllim të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia MF-ja ka arritur darkoodim me Asociacion Ndërkombëtar”.“Marrëveshja financiare ka vlerën totale të kredisë 48 milionë euro”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme