Kosova merr edhe 1.6 milionë euro grant nga USAID

15:34 | 6 Maj 2021
L G

Kosova pritet të përfitojë 1.6 milionë dollarë nga një marrëveshje e nënshkruar sot nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, drejtoresha e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett.

Presidentja Osmani pas nënshkrimit tha se kjo marrëveshje është vazhdimësi e marrëveshjes së parë ku Kosova në nëntor kishte marr edhe 33 milion dollar të tjerë.

” Ishte kënaqësi dhe jam e lumtur që bashkë e nënshkruam këtë amendament për grantin për objektivave zhvillimore. Marrëveshja fillestare që e kamë nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar i solli Kosovës 33 milion dollar amerikan dhe tash përsëri sot ne po marrim 1.6 milionë dollar nga kjo marrëveshje . Ky grant nënkupton shumë më shumë për qytetaret e Kosovës kjo e vulos që Amerika do ti qëndroj afër popullit të Kosovës. Rrugëtimi ynë si shtet është i lidhur më SHBA-në. Kosova synon të ec rrugës së saj duke synuar të rrit cilësinë e jetës. Në qëndrojmë krah SHBA-së ashtu siç qëndrojnë ato afër nesh. Raportet tona më Amerikën janë ekzistencialë jemi më fat në Kosova ka një aleat sikurse SHBA-të. Investimi i Amerikës në Kosovë është konfirmim i bashkëpunimit tonë të përhershëm”, tha Osmani.

Ndërsa, ambasadori amerikan Philip Kosnett tha se SHBA do të vazhdoj të jetë partner më Kosovën për të hequr përpara.

” Nënshkrimi i sotëm tregon përkushtimin e Amerikës ndaj Kosovës. Ky grant është për vetëmjaftueshmëri. Kjo marrëveshje nënkupton lidership që vjen nga Qeveria e Kosovës e jo nga të tjerët. Duhet ti përdorim resurset e sotme që Kosova të jetë e vetëmjaftueshme nesër. Angazhimi i partnerëve rezulton në politika më të mira. Përfundimisht vetëmjaftueshmëria nënkupton përfshirje dhe kjo nënkupton që të dëgjohet ata që janë pakica. Duhet të ketë mundësi të barabarta për të gjithë. Një Qeveri e vetëmjaftueshme do ti dëgjoj shqetësimet e qytetarëve dhe të ndikoj në përmirësim. Mirëpres bashkëpunime më liderët për të forcuar lidershipin”./arbresh.info/

Të ngjashme