Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që po mbahen në Strasburg të Francës.
Është hera e parë që delegacionit të Kuvendit të Kosovës i lejohet ulësja në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova ka siguruar edhe zyrë për herë të parë brenda një institucioni ndërkombëtar.
Përpjekjet do të vazhdojnë që Kosova të bëhet anëtare e barabartë me vendet tjera në KE e BE.
“Gjatë sesionit të qershorit, presim që të zgjidhet edhe raportuesi i KE-së për Kosovën. Kështu që Kosova do të vazhdojë të jetë temë e përhershme e debateve në AP të KE-së, dhe do ketë mundësi edhe më të mëdha që të prezantojë të arriturat demokratike, ashtu siç do përpiqemi që raportet bilaterale në mes të vendit tonë e vendeve anëtare të KE-së dhe atyre me status tjetër të përmirësohen e të bëhen të përhershme”, thuhet më tej në komunikatën e lëshuar.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!