Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vitin 2025 Kosova do të ketë rritjen ekonomike më të shpejtën në Evropë.
Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i cili muaj më parë ka pritur në takim zv. Presidentin e Bankës Botërore Akihiko Nishio me rastin e tranzicionit të Kosovës në shtet donator në Bankën Botërore, transmeton Arbresh.info.
“Gjithashtu, kisha kënaqësinë të pres në takim edhe misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga shefi i misionit z. David Amaglobelli, në përmbyllje të programit dy-vjeçar të reformave të dakorduara me FMN-në”, ka shkruar Murati.
Murati theksoi se edhe Banka Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e përgëzuan Kosovën për reformat e ndërmarra, për performancën e mirë ekonomike, dhe për maturinë fiskale.
“Rezultatet e punës së mirë 4-vjeçare mund të mos shihen menjëherë, por sigurisht që herët a vonë do të vërehen. A jemi aty ku e kemi potencialin? Natyrisht që jo. Ka shumë punë për t’u bërë. Por përkundër sfidave globale e pengesave vendore, do t’ia dalim. Vazhdojmë!”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Mbante dy armë zjarri, pranga 19-vjeçarit në Shkodër
“Nxënës problematik” – studentja shqiptare në Graz jep detaj...
Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë
Sulmet ruse me dronë në Harkiv vrasin 2 njerëz
Nis asfaltimi i rrugës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë – qarku...
Los Angeles vendos “orë policore” në qendër të qytetit, ndër...