Pas më shumë se 8 muajve qëkur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka filluar me testimin e mostrave për COVID-19, këtë të shtunë është shënuar numri rekord i testimeve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1 mijë e 28 mostra në IKSHPK e në laboratorë privatë, prej të cilave 148 kanë rezultuar pozitive, e totali ka arritur në mbi 16 mijë.
Derisa numri i të vdekurve nga ky virus mbetet 652, pasi që asnjë rast vdekjeje nuk është shënuar gjatë kësaj periudhe.
Me 56 pacientë të shëruar brenda 24 orëve, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në mbi 14 mijë.
E me rritjen e numrit të të infektuarve ditëve të fundit edhe Policia e Kosovës duket më e ashpër për sa u përket gjobave të shqiptuara.
Për tri ditë radhazi, në Kosovë është regjistruar rritje e rasteve të gjobave ndaj qytetarëve që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 168 tiketa në bazë të ligjit COVID-19 në 24 orët e fundit. Dy ditë më parë, po ashtu, policia ka shqiptuar mbi 1000 gjoba.
Në anën tjetër, edhe në klinikat e QKUK’së e në spitalet regjionale ka filluar që të ketë numër më të lartë të personave që po kërkojnë trajtim spitalor. Gjatë së shtunës aty janë trajtuar gjithsej 120 persona të konfirmuar me COVID-19. Nga ta, 2 janë në respiratorë e 115 me oksigjenoterapi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...