Prorektori i Universitetit te Prishtinës, Faton Berisha të enjten në takim me studentet e Fakultetit Ekonomik me temë “Kosova ofron perspektivë” ka thënë se janë të interesuar të nxjerrin kuadro të mira në treg. “Ne qëndrojmë pranë standardeve globale, studentët tanë na përfaqësojnë më së miri në botë”, ka thënë ai, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se në vend ka disbalanc mes edukimit e kërkesës të tregut. “Ne Kosovë me së shumti po mungon fuqia punëtore, ky është realiteti dhe një pjesë të fajit e kemi edhe në sektorin e edukimit.
Jemi në një fazë kur keni disbalanc mes asaj çfarë ofrojnë institucionet arsimore dhe tregu i punës” , ka thënë ai. Rukiqi ka shtuar gjithashtu se të rinjtë kosovarë insistojnë në punësim në sektorin publik.
“Shpesh herë studentët e mi i kam ftuar t’i bashkohen kompanive private por përgjigjia ishte” profesor nëse ka pune të shtetit mirë në të kundërtën jo”, ende sektori privat shihet si sektor që kontrollohet nga njerëz jo të duhur, me syrin e asaj që mos është mashtrim”’ ka thënë ai.
E i pari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka thënë se duhet synuar krijimi i vendeve të reja të punës.
“Nëse caku juaj është që pas studimeve gjetja e një vendi të punës në sektorin publik atëherë kjo ligjëratë nuk ka qenë e dobishme, ju duhet të synoni krijimin e një vendi të punës për vetën tuaj” ka thënë ai. Zeka ka shtuar se vendet evropiane ofrojnë të njëjtat punë si në Kosovë. “ Perëndimi nuk ofron punë në Institucionet shtetërore por punë në sektorin privat e të cilat mund t’i gjejmë edhe në vend”, ka thënë ai. Ai ka kërkuar nga studentët të kenë synime të qarta. /Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...