Google ADS

Kosova me përfaqësi konsullore edhe në Malmo

09:42 | 11 Qershor 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës tashmë edhe zyrtarisht ka përfaqësinë e saj konsullore në Suedi.

Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo të Suedisë, ambasadorja e Kosovës e sapoakredituar në Mbretërinë e Suedisë, Shkëndije Geci- Sherifi, ka takuar përfaqësuesit e shoqatave kulturore dhe të asociacioneve të tjera shqiptare që veprojnë në Suedi, si shoqata kulturore “Dardania” në Baros, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë nga Landskrona, shoqata e gruas ”Eleleonora” në Malmo, shoqata ”Kosovarja” në Malmo, Unioni i Shoqatave me seli në Malmo, shoqata e kulturës shqiptare ”Okarina” nga Landskrona si dhe shoqata ”Meshari”.

Zyrtari ndërlidhës i Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi, Muhamet Shatri, njoftoi se shteti kosovar ka marrë vendim të hapë përfaqësi konsullore edhe në Malmo.

“Më pas, përfaqësuesit e shoqatave treguan rolin dhe veprimtarinë me të cilën merren. Në këtë takim njohës pati diskutime, të cilat u zhvilluan në frymë bashkëpunuese dhe demokratike”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme