Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presin

20:39 | 27 Nëntor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga hapja e Ambasadës së Kosovës në Kolumbi.

Osmani ka thënë se të martën Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë i hapi dyert e saj në mes miqsh e partnerësh.

“Punë të mira na presin, komunikim i rregullt, si dhe bashkëpunim në dobi të shtetit tonë. Rritja e prezencës së Kosovës në Amerikën Jugore është me rëndësi strategjike. Faleminderit të gjithëve për punën e angazhimin!”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme