Republika e Kosovës do të shënoj sot Ditën e Evropës me një numër aktivitete edukative dhe kulturore në mbarë vendin.
Qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll, streetball, përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme.
Si pjesë e festimeve të Ditës së Evropës, BE-ja në Kosovë do të japë për herë të dytë çmimin e vet “Evropian i vitit”, për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.
Të nominuarit për çmimin e vitit 2017 janë: Erzen Shkololli, artist dhe kurator, Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Çmimi do të prezantohet nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së dhe nga Majlinda Kelmendi, Kampionja Olimpike, Botërore dhe Evropiane e Xhudos dhe fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.
Programi ёshtё pregaditur nё bashkёpunim me shtetet anёtare tё BE-sё, Misionin e EULEX-it, Ministrinё pёr Integrime Evropiane, Kuvendin e Kosovёs, komunёn e Prishtinёs dhe tё Mitrovicёs sё veriut si dhe partnerёt nga shoqёria civile.
Edhe Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës është duke organizuar një aktivitet mobil për të rinjtë me rastin e Ditës së Evropës, me 9 Maj 2017.
Autobusi i BE-së me lojëra interaktive dhe ekspozitë, të mësuarit përmes Lojës, do t’i përfshijë fëmijët në Prizren, Graqanicë dhe Prishtinë, dhe do të ofrojë lojëra zbavitëse grupore dhe sfida argëtuese, dhe në të njëjtën kohë do të ofrojë informata lidhur me BE-në.
Autobusi i “të mësuarit përmes lojës” bënë kombinim të lojërave dhe mësimit të dizajnuar konkretisht për fëmijët e moshave shkollore.
Qëllimi i këtyre lojërave dhe aktiviteteve është që t’ju ofrohet mundësia fëmijëve ta përjetojnë dhe të mësojnë lidhur me BE-në përmes të gjitha shqisave të tyre.
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Komunat e Prishtinës, Prizrenit dhe Graqanicës.
Po ashtu edhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren – Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kosovës organizon konferencë me temë “Sa i sigurt është Bashkimi Evropian në rrugëtimin e tij”.
Kjo Konferencë organizohet për nderë të Ditës së Evropës “9 Majit”.
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...