Kosova mbushet me “municion”, afër 10 mijë kg fishekzjarre u importuan këtë vit

21:32 | 6 Dhjetor 2017
M. A.

Festat e fundvitit po afrohen, e siç ndodh për çdo vit, mjetet piro-teknike nuk mungojnë në Kosovë.

Ndezja e tyre është bërë diçka e zakonshme për qytetarët tanë.

Këtë e tregon edhe statistika për vitin e kaluar ku gjithsej 52.349 kg fishekzjarrë janë importuar në Kosovë.

Mirëpo, sipas Doganës krahasuar me vitet e kaluara është shënuar një rënie e importit të këtyre produkteve, shkruan Indeksonline.

Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit që nga 1 janari deri me 6 dhjetor, sasia e fishekzjarrëve është 9.277 kg.

Siç shihet në tabelën e dërguar nga Dogana e Kosovës, përveç fishekzjarrëve, mjetet e tjera të tilla janë 734 kg që në total gjithsej bëjnë 10.011 kg. Kjo sasi ka vlerën mbi 22 mijë euro.

Ndryshe, vitin e kaluar gjithsej numri i mjeteve piroteknike të importuara ka qenë 74.168 kg, ndërsa vlera e tyre ka kushtuar 116.417.

Kujtojmë që përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar gjatë gjithë vitit për të cilin duhet marrë leje paraprake (neni.33 pika 7 ligji për përdorim civil I eksploziveve), ndërsa nga data 26 dhjetor deri me datë 2 janar qytetarët nuk ka nevoje të aplikojnë marrjen e lejes për përdorim të mjeteve piroteknike./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme