Arbresh.info ditë më parë trajtoi rastin e akumulimit të borxheve të Kosovës ndaj spitaleve turke për trajtimin e pacientëve në Turqi.
Lidhur me këtë, vet Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi kishte deklaruar se Kosova ka të paktën 13 milion euro borxh ndaj spitaleve atje.
Arbresh.info tentoi të marrë informacione lidhur me ketë çështje nga Ministria e Shëndetësisë, se për sa spitale bëhet fjalë, dhe sa pacientë janë trajtuar atje, por përgjigjja e tyre ishte duke na sugjeruar që përgjigjen e kësaj çështje ta kërkojmë tek Fondi i sigurimeve shëndetësore në Kosovë.
E, nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, për arbresh.info thonë se çdo ditë bënë pagesa sipas vendimeve të Bordit Ekzekutiv, dhe tani ky obligim potencial është rreth 10 milion, pasi lëndët janë në proces të aprovimit nga ky Bord.
Tutje, në përgjigje bëhet e ditur se Kosova ka borxh ndaj 25 spitaleve turke, ku në këto spitale turke kanë marrë trajtim 270 pacientë.
“Fondi, çdo ditë bënë pagesa sipas vendimeve të Bordit Ekzekutiv dhe tani ky obligim potencial është rreth 10 milion, sepse lëndët janë në proces të aprovimit nga ky Bord. Bëhet fjalë ndaj njëzet e pesë (25) spitaleve. Dhe deri me tani, në shtetin e Turqisë, kanë marrë trajtim dyqind e shtatëdhjetë (270) pacient”, thuhet në përgjigjën e FSSH.
Por, se ekziston rreziku që institucionet tona të paditen nga Turqia për mos pagesë të këtyre borxheve në afate të caktuara dhe t’i kushtonte dëmi edhe më shumë se 13 milion euro, e thonë për arbresh.info edhe njohësit e shëndetësisë në Kosovë.
Për këtë çështje, arbresh.info ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, por të njëjtit nuk ishin në qasje për të kthyer një përgjigje qoftë në e-mail ose telefon.
Ndryshe, sa u përket sëmundjeve që kërkojnë ndihmë financiare për shërim jashtë vendit, më të shpeshta janë: sëmundjet malinje, si leukemia, sëmundjet e kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe rastet ortopedike.
Vendet ku më së shumti kosovarët kërkojnë trajtim jashtë Kosovës janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia e Gjermania./Artan Maliqi/arbresh.info/
Kosova rrezikon të paditet nga Turqia, për borxhin mbi 13 milionë euro ndaj spitaleve turke
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...