Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverise së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të projektit të bashkëpunimit zhvillimor KSV/019: asistencë teknike në kontekst të integrimit evropian.
Ministrja e integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin e përbashkët zhvillimor në përmbushjen e kërkesave të Kosovës për marrëveshjen e stabilizim asocimit, raporton Arbresh.info.
“Kontributi i qeverisë së Luksemburgut do të jetë në shumën prej 2 milion euro ndërsa i Kosovës 100 mijë euro. Miratimi i këtij projektligji është i veçantë për Kosovën në procesin e integrimit të Administratës Publike”, tha ajo./Arbresh.info
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...