Republika e Kosovës dhe Repubika e Panamasë kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi mbi punën fitimprurëse për anëtarët e familjeve të personelit të një misioni diplomatik ose të postit konsullor, njofton Ambasada e Kosovës në Panama.
Marrëveshja u nënshkrua të martën në Panama nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, dhe Ministri i Ngarkuar i Punëve të Jashtme i Panamasë, Luis Miguel Hincapié.
Kjo marrëveshje rregullon punësimin dhe çështjet lidhur me imunitetin për anëtarët e familjes së anëtarëve të misionit diplomatik sipas juridiksionit penal të shtetit pranues sipas Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961 ose sipas normave të së drejtës ndërkombëtare tradicionale të futura në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963.
Kjo është marrëveshja e parë bilaterale e bashkëpunimit e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Panamasë.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...