Kosova është ‘larg’ një luftë të mundshme, por duhet të jetë ‘sy qelë’ përballë provokimeve me Serbinë, vlerësojnë analistët.
Pas shtimit të retorikës për një rrezik të mundshëm të shpërthimit të një konflikti, janë shtuar edhe reagimet se si duhet të reagojnë institucionet e sigurisë në lidhje me këtë çështje.
Politikologu, Nexhmedin Spahiu, thotë se asnjëherë nuk duhet të përjashtohet rreziku i një lufte.
“Asnjëherë nuk duhet të përjashtohet rreziku i një lufte prandaj çdo vend në botë financon ushtrinë me vite të tëra, për të ju qëlluar në ditë të caktuara kur mund të shpërthejë lufta, ose kur mund të sulmohemi nga ndonjë shtet tjetër”, thotë ai.
Për analistin, Musa Sabedini, lajmet dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë qeveritar duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Albin Kurtin se Kosova rrezikohet nga një luftë e re nuk janë të qëndrueshme dhe madje aspak serioze.
“Kurti e din shumë mirë që Kosova monitorohet dhe vëzhgohet nga aleatët e NATO-se sikurse e din mirë edhe Vuçiqi këtë situatë. Por Qeverisë ndoshta i përshtatet që reagimet qytetare ndaj tyre të orientohen pikërisht në këtë drejtim, duke humbur kohë në situata krejtësisht të paqena”, thotë Sabedini për arbresh.info.
Ai shton se Kosova gjithmonë duhet të jetë e përgatitur për luftë në raport me Serbinë.
“Ajo çka është me rëndësi duhet të vlej për të gjitha institucionet e sigurisë, që të jenë sy qelë dhe të përgatitura për raste montimi të spiunazhit dhe të ndonjë akti tjetër ndërhyrës, por lufta është ‘larg’, sepse Serbia e din dhe e kupton fuqinë e saj”, thekson Sabedini.
Vetë kryeministri Kurti, për mediet e huaja, ka pranuar se rreziku i një konflikti të ri në mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë.
“Do të isha i pa përgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka pare se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën, para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin më të pakta, por tani situata ka ndryshuar”, deklaroi Kurti.
Në reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet se Kosova po e përdorë situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se sipas tij “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”.
“Kosova po përgatit likuidimin e popullit tonë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroi që të mos e bëjnë fare këtë”, deklaroi Vuçiqi para medieve.
Për të gjitha zhvillimet e fundit, Kurti e Vuçiqi do të ulën në një tavolinë në Bruksel, më 18 gusht, në kuadër të nivelit të lartë të dialogut për arritjen e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, ligjërisht të obligueshme, që kërkon njohjen reciproke. /Kujtesë Berisha/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...