“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, Osmani ndan pamjet nga pritja madhështore në West Point

09:44 | 21 Shtator 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga mikpritja e përzemërt e ushtarëve amerikanë ndaj saj, në West Point.

Në videon e ndarë nga Osmani, shihen ushtarët amerikanë duke brohoritur “Kosovo Kosovo”.

Osmani, në video thotë se ajo ka shkuar në vizitë në West Point, nga një vend që i është gjithmonë mirënjohës Amerikës.

“Jam këtu në emër të një kombi mirënjohës, Republikës së Kosovës, shteti më pro-amerikan në Tokë”, thotë e para e vendit./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/reel/1233145794480520

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme