Në emër të Presidentes Vjosa Osmani Sadriu, delegacioni i përbërë nga Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi, të shoqëruar nga Ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero.
Gjatë kësaj vizite, anëtarët e delegacionit ia përcollën urimet e Presidentes Osmani për presidentin Quintero, duke i dëshiruar sukses në detyrë, shkruan Arbresh.info.
Në takimet e mbajtura u konfirmua angazhimi i Kosovës për forcimin e aleancave me shtetet e kësaj pjese të botës, në interesin shtetëror të Republikës së Kosovës.
“Delegacioni u takua edhe me shumë përfaqësues të shteteve të tjera prezente, nga SHBA-të e deri tek shtete nga Amerika Qendrore, Jugore, si dhe nga Afrika.”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info/
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!