Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka kërkuar Prokurorisë së Kosovës lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Vladimir Cizelj
Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj. Sipas tij, Cizelj ka kryer aktivitet kriminal ndaj sovranitetit të Kosovës, transmeton lajmi.net.
”Ditët e fundit është folur shumë për Vladimir Cizelj.
Ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuara dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiç është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës.
Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe të Cizeljit. Prokuroria e Kosovës duhet të lëshoj një urdhër arrest ndërkombëtar kundër këtij personi, pasi ai ka shkaktuar përmes aktiviteteve kriminale dhe bandave kriminale një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës.
Aktiviteti kriminal është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimevë të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit” thuhet në kërkesë.
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...