Google ADS

Kosova kërkon Interpolin, Serbia vazhdon të lobojë kundër

20:40 | 3 Nëntor 2018
M. A.

Me 22 nëntor jepet vendimi për Kosovën, Serbia vazhdon të lobojë kundër saj

Njëra ndër betejat e radhës për Kosovën është ajo në Dubai për të marrë pjesë në e asamblenë e përgjithshme të Interpolit.

Kosova ka aplikuar për vendin anëtar të kësaj organizate. Por siguri që vendimi të jetë pozitiv kësaj radhe nuk ka.

Anëtari i komisionit për siguri, Daut Haradinaj, thotë se ende ka punë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, Haxhi Shala konsideron se Serbia prapë ka punuar që të bllokojë këtë çështje.

E frika se ndonjë skandal shtetëror mund të ndikojë në Interpol, sipas Shalës nuk ka nevojë të ndjehet.

Për Interpolin siguri nuk ka as vetë kryeministri, Ramush Haradinaj, Shefi i Qeverisë thotë se kjo temë nuk i përket atij.

E në MPJ thonë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol s’ka të bëjë fare me politikën.

“Anëtarësimi në Interpol është vetëm çështje e sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Bota është e angazhuar sot në luftimin e këtyre dukurive negative dhe anëtarësimi i Kosovës aty i kontribuon vetëm paqes dhe sigurisë”.

Në anën tjetër Serbia ka vazhduar tentativat për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Gazeta Serbe “Danas” shkruan se Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aktivitetin diplomatik, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Interpoli është mekanizmi më i madh policor në botë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme