Kosova ka shumë mundësi të zhvillojë turizmin

08:52 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot shënohet “Dita Botërore e turizmit”. Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë dhe kjo ditë ka për qëllim që të rritet vetëdija për turizmin.

Hysen Sogojeva, u.d. udhëheqës i divizionit për turizëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha se shifrat zyrtare tregojnë se nuk ka shumë turistë që vizitojnë Kosovën dhe këtu shifrat janë më të mëdha se 200 mijë vizitorë që vijnë në Kosovë, pasi që edhe qindra mijëra turistë vizitojnë edhe Kompleksin “Adem Jasharin”.

“”Dita Botërore e turizmit”, këtë vit shënohet në Kosovë. Duhet ne të merremi më shumë me promovim të turizmit, pa investim nuk zhvillohet kjo fushë. Është një lloj industrie e madhe, nëse investohet në këtë fushë mund të angazhohet rinia dhe të krijohen vende të reja të punës”, deklaroi ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sogojeva ka kërkuar që të krijohet Agjencia Kombëtare e Turizmit. Sipas tij ka turistë që vijnë në Ballkan dhe ata vijnë në Kosovë për kohë të shkurtër.

“Ka vende të rajonit që subvencionojnë shumë në turizëm”, tha ai.

Sipas tij Kosova ka shumë bukuri.

“Ka shumë turistë që nuk kanë njohuri për bukuritë e Kosovës. Një problem është se për Kosovën ka pasur propagandë dhe kjo ka ndikuar shumë në imazhin e Kosovës”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme