Rreth 35 mijë ishin pjesë e çerdheve dhe nivelit parashkollor gjatë vitit shkollor 2019-2020.
Prej tyre 26 385 fëmijë ishin në sektorin publik, ndërsa 7 219 fëmijë të tjerë në sektorin privat, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Arsimit 2019/2020” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH)
“Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 33 604, prej tyre në sektorin publik 26 385 fëmijë, ose 78.5%; ndërsa, në sektorin privat 7 219 fëmijë, ose 21.5%”, thuhet në raport.
Raporti gjithashtu ofron informata statistikore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...