Përderisa, në fazën finale të dialogut ka filluar të bisedohet për demarkacionin e kufirit me Serbinë, Kosova në anën tjetër veçse ka filluar punën në këtë drejtim.
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka nisur me mbledhjen e fakteve nga terreni sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë.
Kështu ka deklaruar për Indeksonline kryetari i këtij komisionit, Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se ata kanë dalë në teren për verifikimin e fakteve nga terreni.
“Po punojmë në vazhdën e punës së përditshme dhe detyrat që na ka dhënë kryeministri i vendit për mbledhjen e fakteve sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë. Jemi duke analizuar faktet, ndërkohë që bisedimet me Serbinë do të zhvillohen në anën tjetër. Pra ne si Komision po mbledhim fakte për përcaktimin e kufirit”, ka thënë Bulliqi.
Ndryshe, njëra ndër temat në fillimin e fazës finale të dialogut me Serbinë që është zhvilluar muaj më parë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë edhe demarkacioni Kosovë-Serbi.
Megjithatë ky proces ka shkaktuar debate në skenën politike në Kosovë, pasi që janë opozita ata të cilët nuk po duan që Thaçi të jetë udhëheqësi i dialogut me Serbinë
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike