Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, deri më tani ka organizuar shumë aktivitete të cilat kanë si qëllim kryesor që ambienti i Kosovës të jetë sa më i pastër.
Artina Muçiqi nga Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, tha se iniciativa qytetare për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, ka pasur efektet tek ngritja e vetëdijes për ambient.
“Let’s Do It Kosova”, po organizon shumë aktivitet të cilat kanë qëllim të kemi një ambient të pastër. Kemi pasur aksion pastrimi në dy lokacione në Stanishor në Gjilan”, tha ajo sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj sot janë mbi 4 mijë vende me mbeturina ilegale në gjithë Kosovën. “Në të gjitha komunat ka lokacione për mbeturina. Është problem i njëjtë në gjithë vendin”, tha ajo.
Muçiqi ka ftuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që të bashkëpunojmë me këtë organizatë dhe të bëjë më të pastër ambientin. “Nëse ka interes kjo ministri që të kemi një ambient me të pastër, ne do të jemi parterët kryesor në të gjitha aktivitetet”, tha ajo.
Ajo bëri me dije se ka pasur aksione edhe në pastrimin e brigjeve të lumenjve. “Ne kërkojmë të ketë aksione dhe lumenjtë të pastrohen dhe të mos jenë ashtu si janë tani”, theksoi ajo. Sipas saj edhe gjobat duhet të vihen atyre që i shkelin ligjet dhe rregulloret për ambientin.
Ajo bëri me dije se me 15 shtator 2018 do të organizohet aktivitet i madh për pastrim në gjithë botën, ku përfshihet edhe Kosova.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?