Erdhi euforishem në krye të dikasterit më të rëndësishëm për politika të jashtme të Kosovës, por duket se rrugës “çaloj”.
Në periudhën kur vendi ynë ka më shumti nevojë për një figurë unike dhe të përmbajtur në diplomacinë kosovare, Qeveria e Kosovës ka gabuar që në këtë pozitë ka venë një emër si të Donika Gërvalla.
Të paktën të dështuar po e shohin personat që merren më çështjet politike në vend, raporton arbresh.info
Për gazetarin, Zekirja Shabni, Donika Gërvalla mund të konsiderohet si një ndër diplomatet më të dobëta që ka pasur Kosova deri më tani.
“Ministrja e Punëve të jashtme Donika Gërvalla mund të konsiderohet si një ndër diplomatet më të dobëta që ka pasur Kosova deri më tani. Në kohën kur më së shumti Kosova ka nevojë për angazhim diplomatik si në aspektin e njohjeve, ashtu edhe në përfaqësim e integrim ndërkombëtar, zonja Gërvalla bëhet lajm për gabimet amatoreske diplomatike në tëitter e ato protokollare në takime të rëndësishme”.
Shabani shkon edhe më tej.
Sipas tij, pikërisht mungesa e kredibiliteti profesional e Gërvallës në diplomaci ka bërë që vendi të mos përparoj në aspektin e njohjeve.
“Mungesa e qartë e një angazhimi diplomatik dhe mungesa e kredibilitetit profesional të zonjës Gërvalla në diplomaci ka bërë që vendi të mos përparoj në aspektin e njohjeve por edhe në avancimin e marrëdhënieve diplomatike”, ka përfunduar Shabni për Arbresh.info
Se që nga ardhja në krye të diplomacisë kosovarë e Donika Gërvallës, vendi ynë ka çaluar në aspektin ndërkombëtare dhe ka dëmtuar Kosovës, e thotë edhe njohësja e çështjeve politike, Aferdita Maliqi.
Maliqi ka renditur një nga një skandalet e Gërvalles që nga dita e parë e saj si Ministre e Punëve të Jashtme.
“ Qe kur është emëruar znj.Gervalla ne krye te këtij dikasteri, diplomacia kosovare ka çalu. Gërvallen ne me shume e njohim për skandalet e saj, se sa dijmë ndonjë përpjekje te saj për te quar diplomacinë përpara. Qasja e saj sidomos ndaj krerëve te UÇK-së, qe po mbahen ne Hage, është skandaloze. Vetëm te shikojmë se çfarë shkruan ne CV e saj për figurat e luftës, është një skandal, dhe qe dëmton imazhin e figurave kryesore te UCK. Te qenurit e saj ne krye te MPJ është dështim dhe nuk besoj qe kjo ka synim me sjell njohje te reja…thjeshte ne e njohim vetëm për skandale!”, ka përfunduar Maliqi për arbresh.info
Deri më tash shteti i Kosovës është njohur nga 117 vende të ndryshme.
Njohja e fundit për Kosovën ka ardhur më 1 shkurt të vitit 2021 nga Izraeli.
Kjo njohje erdhi në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 në prani të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, u ra dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.
Që nga ajo periudhë vendi ynë nuk ka pas as një shtet të ri i cili ka njohur Pavarësinë e Kosovës./V.Selimi/Arbresh.info/
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër