Molla është pemë që gjendet e mbjellur pothuajse në çdo kopsht të familjeve kosovare.
Por, pavarësisht kësaj edhe sasia që blihet nga jashtë shtetit po del të jetë e madhe. Për vetëm tre muaj nga ky frutë në Kosovë është importuar sasi, vlera e të cilës ka kaluar 1 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se për periudhën janar-mars të 2020-ës, është importuar mollë në vlerë prej saktësisht 1 milion e 306 mijë euro.
E vendet prej nga kanë ardhur janë ato të rajonit si Shqipëria e Maqedonia e Veriut por edhe shtete më të largëta si Italia, Polonia e Spanja.
Për këtë produkt taksa doganore ka arritur në rreth 35 mijë euro.
Në janar në Australi është eksportuar një sasi e mollës së tharë vlera e të cilës ka arritur në 7 mijë euro. Ndërsa në mars në Shqipëri është eksportuar mollë në vlerë prej 6 mijë e 500euro./arbresh.info/
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë