Google ADS

Kosova i ofron ndihmë Gjermanisë pas përmbytjeve

23:51 | 15 Korrik 2021
Arbresh.info

Republika e Kosovës i ka ofruar ndihmë Gjermanisë pas përmbytjeve tragjike që ndodhën gjatë këtyre ditëve, ku mbetën shumë të vdekur e të zhdukur, shkruan arbresh.info.

Lajmin për këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend Mehaj.

Në njoftim, Mehaj tregon se menjëherë pas marrjes së lajmit tragjik për këtë ndodhi në shtetin gjerman, ka telefonuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, të cilit i ka shprehur ngushëllime e i ka ofruar gatishmëri për ndihmë nga Kosova.

Kujtojmë se në Gjermani, pas përmbytjeve tragjike mbetën dhjetëra të vdekur sidmos në landet Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme