Kosova i është bashkuar Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në Taskforcën e Përbashkët të Emigracionit.
Lajmi është bërë e ditur përmes një postim në Facebook nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Në njoftim thuhet se Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Kosova përballen me sfida të përbashkëta të emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare.
Pjesë e takimit ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Kosova përballen me sfida të përbashkta të emigracionit të paligjshëm dhe sigurisë kufitare. Kjo ishte arsyeja përse Kosova iu bashkua Taskforcës së Përbashkët të Emigracionit, e cila ndihmoi në reduktimin e kalimeve të barkave të vogla në Mbretërinë e Bashkuar me 94%, vitin e kaluar. Ne jemi te gatshëm të punojmë së bashku”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...