Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka propozuar në mbledhjen e qeverisë heqjen e regjimit të vizave për shtetasit ukrainas të cilët po largohen nga atje shkaku i agresionit rus.
“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me të cilën po përballen qytetarët e Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme propozon pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës. Këtë e bazojmë në kërkesat humanitare në mënyrë që të mundësohen lehtësira për ukrainasit që Kosovën e shohin si vend të sigurtë. Përjashtimi nga regjimi i vizave do të mundësonte hyrjen e tyre në Kosovë apo në tranzit për vendet e tjera”, ka deklaruar ministrja Gërvalla./arbresh.info/
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...