Në Kosovë, nënshkruesja e marrëveshjes me MCC-në, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tregon për zbatimin e programit kompakt. Sipas saj, punët përgatitore po kryhen me shpejtë sesa afati i përcaktuar.
Një vit pas këtij nënshkrimi Kosova po bën ende përgatitje për ta nisur realizimin e tri projekteve në kuadër të programit Kompakt.
Ministrja Rizvanolli tregon se është vullnet i dyanshëm që periudha përgatitore të kryhet para afatit të përcaktuar.
“Që punët prioritizohen dhe kompakti të prioritizohet dhe kompakti të hyj në punë sa më shpejt, tentimi është që programi të hyj në fuqi 18 muaj pas nënshkrimit, e jo 24. Ne jemi në vij me kohën me të gjitha aktivitetet e planifikuara”, tha për RTK-në, Rizvanolli.
Ministrja Rizvanolli jep detaje për punët përgatitore që janë bërë deri më tash.
“Për shembull për fillim të ndërtimit të baterive duhet të bëhen ndryshime në të gjitha ligjet e energjisë, KOST duhet të ketë rregullat te vet, Zyra e Rregullatorit të hartoj rregulla. Një prej parakushteve ka qenë hapja e ankandeve për 175 megavat energji.. Gjatë muajve në vijim do të hapim ankandin e dytë për së paku 75 megavat, por me gjasë edhe më shumë”, tha ajo.
Dy ditë pa u bërë një vit nga nënshkrimi i këtij programi, Razvanolli tregon për inaugurimin e bordit udhëheqësh të Llogarisë së Sfidave të Mijëvjeçarit – Kosovë dhe do ta ketë deri në realizim të projektit.
“Në prill të vitit 2024, synojmë fillimin e zbatimit të programit deri atëherë ka edhe punë të tjera përgatitore. Planifikimet bëhen në mënyrë të tillë që të përfundojnë brenda 5 vjeçari dhe duhet të sigurohemi që punët të kryhen brenda 5 vitesh”, theksoi ajo.
Sipas ministres së Ekonomisë, janë përcaktuar tri lokacione se ku do të ndërtohen bateritë akumuluese të energjisë.
“Janë caktuar tri lokacione potenciale, të gjitha në toka publike, kjo ka qenë një nga kriteret dhe kriteri i dytë ka qenë që së paku njëri nga këto lokacione të jenë ku ka tokë të mjaftueshme për zgjerim të kapaciteteve të baterive,. do të jenë në pronësi të KOSTT, njëra në Pejë dhe Ferizaj:, deklaroi Rizvanolli
Më 27 korrik të vitit 2022, Kosova dhe MCC kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin kompakt në vlerë prej 237.6 milionë dollarësh, nga to 202 milionë janë grant amerikan.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...