Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) edhe zyrtarisht e ka përfunduar mandatin e vet më 14 qershor.
E duke folur për këtë, shefja e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou, ka thënë se për 10 vite aq sa ishte EULEX-i në Kosovë, gjyqësori në vend ka shënuar përmirësime të dukshme, transmeton lajmi.net.
Suksesi më i madh është se ne tani po largohemi. Ne nuk do të bënim këtë nëse sistemi i gjyqësorit në Kosovë do ishte ashtu siç ka qenë para 10 viteve, ne erdhëm këtu që t’i ndihmojmë autoritetet e Kosovës në ndërtimin e themeleve të sistemit juridik. Ne i ndihmuam ata në këtë fushë, mirëpo edhe ata kanë shënuar një progres shumë të madh. Tani është koha që ata të jenë plotësisht të përgjegjshëm dhe të arrijnë të mbajnë atë që është arritur në këto 10 vite, “, tha Papadopoulou.
Sipas Papadopoulou, misioni i EULEX-it nuk mund të quhet dështim, sepse progresi i arritur nga institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës e dëshmon të kundërtën e saj.
“Askush nuk mund të pret që institucionet sundimit të ligjit të ndërtohen dhe të perfeksionohen brenda 10 vitesh. Mirëpo, së bashku me Kosovën ne arritëm që të ndërkojmë bazamentin e kësaj perfekteje, dhe tani situata është shumë më e mirë se që ishte 10 vite më herët”, shtoi Papadopolou në një intervistë për N1.
Ajo gjithashtu shtoi se Institucionet e Kosovës kanë aftësinë të që të përballojnë barrën e lënë nga largimi i EULEX-it, duke u shprehur se Kosova gjithmonë ka pasur kapacitete për një gjë të tillë, mirëpo tani mbetet vetëm të shihet nëse këto kapacitete do të jenë të suksesshme.
“Ne besojmë se ata e kanë kapacitetin ta bëjnë një gjë të tille, ata e kanë një system të mirë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët mund të merren me çështje. Nëse do të jetë e suksseshme mbetet të shihet. Ne do të jemi përsëri aty, mirëpo jo me kompetenca ekzekutive, vetëm në një rol këshillues dhe udhëzues. Kosova tani është përgjegjëse për të ardhmen”, përfundoi Papadopolou.
Misioni ndërkombëtar i EULEX-it në Kosovë është që nga viti 2008, mision ky i cili funksionon në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shitblerje të narko...
Gati 44 përqind e llojeve të koraleve të ujërave të ngrohta ...
“E kuptoni që të gjithë do të largohen një ditë”, Salah dësh...
Osmani shprehu mirënjohje për KFOR-in për rritjen e trupave ...
Një milion regjistrime në Bluesky mes largimeve nga X pas zg...
‘Shtyju’- Çka i kërkoi Xuxi Vullnetit, dhe cila ishte arsyej...