Kosova futet në raportin e NATO-s

21:04 | 21 Maj 2023
E.H

Sot, në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga deputeti Driton Hyseni, ka vazhduar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s, siç ishin takimet me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë, si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit te Kuvendit të Republikës se Kosovës në AP të NATO-s, si dhe ne institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu, në sesionin e Komisionit për Politikë Hyseni ngriti çështjen e përfshirjes në menyrë specifike të Kosovës në raportin e Audronius Azubalis ‘E ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s’, ku përfshihen vendet tjera të Ballkanit Përendimor.

Pas diskutimit të kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, raportuesi e pranoi se do të bëjë përfshirjen e Kosovës në raportin e këtij viti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme