Google ADS

Kosova formalizon kërkesën për anëtarësim në OGP, Krasniqi: Arritje jashtëzakonisht e rëndësishme

17:59 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njofton se Kosova ka formalizuar kërkesën për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership – OGP.

Ministri Krasniqi thotë se sapo ka nënshkruar Letrën e Interesit, shkresë e cila formalizon kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Open Government Partnership – OGP.

“Ne si qeveri kemi synuar qeverisjen e hapur dhe transparente andaj ky është një hap ku Republika e Kosovës i bashkangjitet vendeve më demokratike në botë sa i përket angazhimit të saj konsistent për qeverisje të hapur, llogaridhënëse, me integritet, inovacion, që rritë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe parandalon dhe lufton korrupsionin”, shkruan ministri Krasniqi.


Sipas tij, anëtarësimi në Open Government Partnership – OGP është një “arritje jashtëzakonisht e rëndësishme sepse po bëhet vetëm pas 10 vitesh pas përpjekjes së parë për anëtarësim në këtë organizatë”./telegraf/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme