Google ADS

Kosova “forcon” sanksionet ndaj Rusisë

11:12 | 16 Maj 2022
arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka “forcuar” sanksionet ndaj Rusisë.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka bërë të ditura konkretisht se për cilat sanksione bëhet fjalë.

“Ngrirje të aseteve të individëve, ndalim udhëtimi, ndalim të eksporti dhe importit drejt dhe nga Rusia, dhe ndalim kalimi të mallrave ruse nëpër Kosovë”, deklaroi Bislimi.

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, bëri të ditur se këto sanksione janë harmonizuar me ato të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme