Ekipi i karateisteve nga Kosova, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Elmedina Istogu, kanë rrëmbyer vendin e parë në Kampionatin Evropian Universitar të mbajtur në Hungari.
Ato kanë mposhtur ekipet nga Azerbajxhani, Hungaria dhe në finale Turqinë, duke u renditur kështu në krye të kësaj gare.
“Vajzat kanë shkëlqyer edhe në garat individuale. Karateistja Fortesa Orana ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë Kumite +68 kg, si dhe Vlera Qerimi, po ashtu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë Kumite -68kg. Ndërkaq, me medalje të bronztë u shpërblye Elmedina Istogu, e cila garoi në kategorinë Kumite -61kg. Fortesa, Vlera dhe Elmedina, gjatë garave të tyre, kanë mposhtur kundërshtaret nga Turqia, Austria, Gjermania, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Sllovakia dhe Mali i Zi.”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra është mundësuar nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Karatesë të Kosovës./Arbresh.info/
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...