Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nëpërmjet Avokaturës Shtetërore, ministria e Drejtësisë ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë “Devolli Corporation” në rastin e “Dardafon.net-it”.
Kurti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është fitorja e tretë radhazi e Kosovës në arbitrazhin e investimeve.
“Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore së bashku me ekipin mbrojtës të Squire Patton Boggs kanë arritur fitoren e radhës për Kosovën në arbitrazhin ndërkombëtar, duke mposhtur pretendimet e Blerim Devollit kundër Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kurti.
“Dardafon.net L.L.C” në mars të vitit 2020 kishte paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për rastin e mos vazhdimit të kontratës ndërmjet Telekomit dhe kompanisë së tyre. Devolli kishte kërkuar 45 milionë euro dëmshpërblim nga shteti.
“Pak ditë më parë, Tribunali ndërkombëtar i Arbitrazhit ka lëshuar vendim duke hedhur poshtë në tërësi pretendimet e z. Devolli dhe duke urdhëruar këtë të fundit t’ia paguajë Republikës së Kosovës mbi 1.3 milion euro në emër të shpenzimeve të procedurës”, ka shkruar tutje Kurti.
Tutje, Kurti ka thënë se kompania në fjalë ka kërkuar 45 milionë euro, si pretendime për shpronësimin e operatorit virtual të rrjetit celular.
Po ashtu, kryeministri ka shkruar se edhe rastet “Bedri Selmani”, dhe “IuteCredit”, kanë rezultuar në fitore të plota, e vlera e përbashkët sipas tij, kap shumën prej 145 milionë euro./Arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...