Me rastin e Javës së Evropës, Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me GIZ-in organizon tryezën e rrumbullakët “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”.
Në këtë aktivitet, do të flasin përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Gjermane në Kosovë, Ministria e Integrimit Evropian, si dhe gjashtë përfaqësues të rinj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Po sot Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kosovës organizon konferencë me temë “Sa i sigurt është Bashkimi Evropian në rrugëtimin e tij”.
Gjithashtu për nder të Ditës së Evropës, në UBT do të ligjërojë zëvendësministrja e Ministrisë për Integrime Evropiane, Anila Statovci lidhur me procesin e integrimit evropian, ku fokusi do të jetë tek proceset e zhvilluara për integrimin e Kosovës në BE.
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...