Miqësia mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe sipas presidentit të Kosovës është e përhershme.
Në një ceremoni solemne të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, përfaqësues diplomatik, liderë vendor dhe akterë të shoqërisë civile në Prishtinë po shënojnë ditëlindjen e 92-të të Mbretëreshës Elizabeta e dytë të Britanisë së Madhe.
Me këtë rast, në fjalën hapëse të ceremonisë ambasadori britanez në Kosovë Ruairí O’connell ka theksuar se miqësia mes Britanisë dhe Kosovës është një miqësi e përhershme.
Ambasadori ka përmendur edhe bashkëpunimin e shtetit që përfaqëson me institucionet e sigurisë si me Forcën e Sigurisë së Kosovës kadetët e së cilës trajnohen dhe kanë dhënë përformanca të shkëlqyera gjatë shkollimeve të tyre në Britani.
Derisa presidenti i shteti Hashim Thaçi në fjalën e përbashkët me ambasadorin britanik tha se moment festive si ai sot sjellin në vëmendje gjërat të mira dhe pozitive që Kosova ka me Britaninë.
“Më lejoni të konfirmoj edhe njëherë marrëdhëniet e veçanta dhe të shkëlqyera mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Jemi të lumtur që në rrugëtimin tonë për liri dhe barazi kemi përkrahës si Britania”, ka thënë Thaçi. Mirënjohjen për këtë përkrahje Thaçi tha se Kosova e shpreh me angazhim të përhershëm për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe sundim të ligjit dhe prosperitet kudo në botë.
Megjithatë ai tha se puna e Kosovës nuk ka përfunduar dhe se vlerat që ajo paraqet sot dhe janë mbrojtur edhe nga partnerët e saj janë të sulmuara përsëri. Ai iu referua një deklarate të kryeministres britanike Theresa May kur foli për luftën e Kosovës, duke e quajtur atë luftë të pastër dhe tha se është “ i lumtur që miqtë tanë mbesin këmbëngulës në mbrojtjen e këtyre vlerave”.
”Si në 1999-en lufta jonë ka qenë e moralshme dhe e ligjshme, jemi të vendosur që së bashku të mbrojmë shoqërinë tonë, bashkëjetesën, bashkëpunimin dhe tolerancën. Kjo do të mbajë përherë të fuqishme miqësinë mes Kosovës dhe Britanisë”, ka thënë Thaçi krejt në fund kur ftoi të pranishmit të ngrenë dolli lartmadhërinë e saj Mbretëreshën Elizabeta dhe duke i dëshiruar asaj jetë të gjatë dhe shëndet ashtu sikurse miqësisë mes Britanisë dhe Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...