Në pritjen e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para zyrës së tij është vendosur një simbol me numrin 10-të për 10 Vjetorin e Pavarësisë, ku janë përfshirë të gjithë flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, së bashku falënderimet në gjuhën e tyre.
Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ ka thënë se kjo ka qenë një formë simbolike e shprehjes së mirënjohjes në këtë dhjetëvjetor për shtetet që na kanë njohur dhe vazhdojnë të na mbështesin në forcimin e subjektivitetit tonë shtetëror.
“Kjo ikonë sot është vendosur në Presidencë, por të ngjashme prej nesër do të vendosen edhe në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli dhe të kryeministrit Haradinaj. Është një formë simbolike e shprehjes së falënderimit tonë për njohjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme të tyre”, ka thënë Behramaj.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag