Mbi 40 xhudistë nga 26 shtete të Evropës morën pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos që për herë të parë u organizua në Kosovë.
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte përplot me sportdashës që kishin ardhur të shohin xhudistët e tyre të preferuar të cilët kësaj radhe po garonin në shtëpinë e tyre.
“Në këtë kampionat xhudistët tanë dhanë emocion e krenari për të gjithë të pranishmit. Ata i sollën shtetit katër medalje, Akili medalje të artë dhe Distria, Nora e Dardani të bronztë. Duke qenë ngjarja më e madhe e sportit të xhudos e organizuar ndonjëherë në Kosovë, u dëshmua edhe njëherë që vendi ynë ka aftësi në organizim të ngjarjeve të tilla sportive”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Ceremonia e hapjes së Kampionatit Evropian të Xhudos nisi me prezantimin e klipit “Kosova, shtet i xhudos” dhe me performancën e Ansamblit “Rugova”.
“Të pranishëm në këtë ngjarje ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, përfaqësues të federatave sportive, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ministra dhe deputetë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Ministria e Sportit, përgëzon për organizimin e mrekullueshëm Federatën e Xhudos së Kosovës, e cila u mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata Evropiane e Xhudos./Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...