Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar ka njoftuar se eksporti i mallrave shënoi rritje të konsiderueshme në vitin 2017.
‘Vlera e eksportit të mallrave arriti vlerën prej 378.0 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 22.1 përqind (rënie prej 4.8 përqind në vitin 2016)”, , thuhet në raportin vjetor të BQK-së.
Rritja e vlerës së eksportit të mallrave gjatë kësaj periudhe kryesisht i atribuohet rritjes së eksportit të metaleve bazë, që njëherësh kanë edhe pjesëmarrjen më të lartë në strukturën e gjithsej eksporteve të vendit (rreth 35.8 përqind).
“Rritja e çmimit të metaleve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2017, rezultoi në rritjen e vlerës së gjithsej eksporteve të metaleve bazë. Me rritje u karakterizua edhe eksporti i ushqimeve të përgatitura, produkteve të plastikës dhe gomës, eksporti i mineraleve, etj. Rritja e eksportit të mallrave rezultoi në rritjen e shkallës së
mbulueshmërisë së importeve me eksporte nga 11.1 përqind sa ishte në
dhjetor 2016 në 12.4 përqind në dhjetor
2017,,, thuhet në raportin vjetor të BQK-së raporton RTKlive
Sipas BQK-së rritje e konsiderueshme është shënuar edhe tek importi i mallrave, i cili ka arritur nivelin prej 3.0 miliardë euro apo 9.2 përqind më shumë krahasuar me vitin paraprak. Në kuadër të importit të mallrave, me rritje u karakterizua importi i produkteve minerale, mjeteve të transportit, metaleve bazë, ushqimeve të përgatitura, etj.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...