Nuk është më importuesi më i madh në Kosovë.
Por, produktet që vinë nga shteti serb po del të jenë goxha të rëndësishme për kosovarët, madje ka prej tyre nga të cilat varet edhe vet jeta e banorëve të Kosovës.
I tillë është edhe oksigjeni të cilin e përdorin çdo ditë me qindra pacientë të shtrirë në spitalet e vendit.
E sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, Kosova sasinë kryesore të oksigjenit e importon nga shteti fqinj Serbia. Vetëm gjatë këtij viti ka importuar oksigjen në vlerë afër 200 mijë euro.
Në ato të dhënat thuhet saktësisht se për periudhën janar-maj të 2019-ës nga Serbia është importuar oksigjen në vlerë mbi 184 mijë euro.
E se këtë oksigjen e përdorin edhe pacientët në Kosovë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Ai ka shtuar gjithashtu se oksigjeni importohet në boca.
“Po oksigjeni i importuar vjen në boca, dhe përdoret edhe për frymarrje artificiale edhe për industri”, ka thënë Stavileci.
E për të parë nëse pacientët e shtritë në QKUK përdorin nga ky gaz arbresh.info ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.
Por, Fazliu ka udhëzuar që detajet të merren nga kompania që është kontaktuar.
“Në lidhje me kontratën për furnizim me oksigjen, ne mund të ju njoftojmë se operatori ekonomik i kontraktuar është Medica, i cili i nënshtrohet të gjitha procedurave dhe rregullave ligjore që kërkohen për import të oksigjenit. Detajet tjera, mund t’i merrni nga kompania që kryen furnizimin”, thuhet në përgjigje.
E që nga e marta arbresh.info ka dërguar pyetje te përfaqësuesit e kompanisë Medica por nuk ka marrë përgjigje.
Në QKUK kanë thënë gjithashtu se gjatë një dite pacientët shpenzojnë rreth 900 litra oksigjen.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju njofton se të dhënat lidhur me shpenzueshmërinë e oksigjenit janë gjeneruar duke u bazuar në porositë të cilat janë realizuar nga Shërbimi i Gazrave Medicinale, përmes Barnatores Qendrore. Shpenzimet janë rreth 900 litra për 24 orë, për të gjitha klinikat”, kanë thënë nga QKUK.
Por Serbia nuk është vendi i vetëm prej nga importohet oksigjeni. Edhe nga Maqedonia e Veriut importohet një sasi, por dukshëm më e vogël, afër 45 mijë euro.
Ndryshe vlera e produkteve që Kosova ka importuar nga shteti fqinj, Serbia, ka rënë dukshëm. Në pesë muajt e parë të 2019-ës janë importuar produkte në vlerë mbi 500 mijë euro.
E ndryshe nga periudha e njëjte e vitit të kaluar, këtë vit vërehet minimizim i produkteve ushqimore./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2287862904634084/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...