Kërcënimet e Serbisë për vendosje të masave tregtare ndaj Kosovës janë politike dhe nuk ka rrezik prej tyre.
Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi për arbersh.info. Ai ka shtuar se Serbia vazhdimisht ka penguar Kosovën me çka ka pasur mundësi.
“Nuk kam pa ndonjë kërkesë të veçantë dhe nuk kam pa ndonjë tendencë të tillë. Ka pas ultimatume dhe kërcënime por nuk po shohë se ka ndonjë rrezik për aspektin tregtar dhe ekonomik. Në anën politike Serbia ka vazhduar aktivitetin pengues me çdo mundësi që ka pas”, ka thënë ai.
Rukiqi ka shuar gjithashtu se Kosova nuk ka potencial të madh për eksportim në Serbi.
“Në aspektin ekonomik shumë prej barrierave tashmë ekzistojnë nuk është që ne kemi potencial të madh për eksportim në këtë treg, me gjithë këto barriera prandaj nuk e di se cila masë tjetër do të ishte më penguese për çfarëdo lloj eksporti të produkteve tona në këtë treg”, ka shtuar ai.
Ndërsa i pyetur për rënien e importit nga Serbia derisa raftet janë plotë mallra serbe, Rukiqi ka thënë se shumë prej tyre kanë hyrë para taksës.
“Inspektorati duhet me përcjell këtë pjesë që lidhet me produktet e prodhuara pasi që është vendos taksa. Ne vazhdojmë me thanë që shumë prej tyre janë produkte që kanë mbet para taksës pasi ka pas edhe aksione të shumta që të shiten këto produkte”, ka thënë ai.
Por, i pari Odes Ekonomike të Kosovës ka thënë gjithashtu se kontrabanda gjithmonë është në rritje kur vendosen masa të tilla.
“Ne e kemi ngrit si çështje edhe kontrabandën por nuk ka qenë shumë e theksume pjesa e produkteve finale apo në treg, por vetëm te lënda e parë. Ne e dimë se në çdo rrethanë kur ka kësi lloj masa potenciali apo prirja për me pas aktivitete si kontrabanda është në rritje dhe ju mbetet Inspektoratit dhe Doganës që të ndërmarrin masa”, ka përfunduar ai.
Ndryshe javë më parë Serbia i kishte dhënë ultimatum Kosovës për heqjen e taksës doganorë 100% ndaj produkteve të shtetit serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nëse taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri më 6 maj do të mbahet seancë e Komitetit Kryesor të SNS, në të cilin do të dalin me masa kundër Prishtinës.
Ai gjithashtu ka deklaruar se do të vazhdojnë dialogun deri në plotësimin e këtij kushti. E ditëve të fundit mediat serbe kanë raportuar se humbjet e Serbisë nga taksa janë shqetësuese.
Ata kanë deklaruar se shteti serb çdo dit humb nga një milion euro.
Por, qëndrim të prerë për gjashtë muaj radhazi ka paraqitur Qeveria e Kosovës. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të largohet deri në njohje nga Serbia.
Haradinaj ka shtuar gjithashtu se as për procesin e dialogut nuk do t’i nënshtrohet kësaj kërkesë të Serbisë dhe Bashkimit Evropian./arbresh.info/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...