Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci dhe homologja e tij nga Shqipëria, Anila Dena, nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për forcementin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitaret.
Kjo marrëveshje, e nënshkruar ditën e djeshme, ka si qëllim përmirësimin e kushteve për tregtinë dhe sigurinë ushqimore ndërkufitare.
“Me homologun dhe mikun tim, Faton Peci, ndërmorëm një angazhim të përbashkët për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare, e cila forcon bashkëpunimin mes vendeve tona”, deklaroi ministrja Denaj në një postim në Facebook.
Sipas saj, kjo marrëveshje adreson sfidat e pazgjidhura dhe krijon një kornizë të re për një treg më të sigurt dhe të unifikuar për prodhimet bujqësore.
“Kjo marrëveshje do të mbështesë fermerët dhe do të fuqizojë tregtinë mes dy vendeve, duke garantuar kushte më të mira për prodhimet bujqësore dhe ushqimore,” shtoi Denaj.
Ky hap i rëndësishëm pritet të sjellë përfitime të dukshme për sektorët e bujqësisë dhe tregtisë, duke rritur sigurinë e produkteve dhe besimin e konsumatorëve në të dyja vendet.
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...