Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti Komisionin për Integrime Evropiane në Kuvendin e Shqipërisë, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit dhe deputetja, Jorida Tabaku.
Në takim, siç informoi MPJD, u theksua se marrëdhëniet e mira nuk kanë vetëm karakter partneriteti, por ato janë edhe historike.
“Këto marrëdhënie duhen zgjeruar përmes projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, të dala nga takimet dhe marrëveshjet mes dy qeverive tona. Kosova dhe Shqipëria kanë aspirata të përbashkëta në rrugën e integrimeve evropiane.”, u bë e ditur në komunikatë.
Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në çdo sferë dhe shkëmbimit të përvojave të dy shteteve tona, si në aspektin e integrimeve evropiane, ashtu edhe në unifikimin e politikave për diasporën.
Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si palë e barabartë, dhe ndjek interesat e saj strategjike përmes bashkëpunimit rajonal, duke konsideruar Procesin e Berlinit si rrugë për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...