Kosova e Shqipëria kontraktojnë një kompani për ndërtimin e një rruge të përbashkët

09:39 | 21 Dhjetor 2023
E.H

Deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Pandeli Majko ka bërë të ditur se është miratuar nga autoritetet e Qeverisë së Kosovë zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e rrugës lidhëse Kosovë-Shqipëri.

Në llogarinë e tij në Facebook, Majko ka publikuar dokumentin e miratimit ndërsa ka thënë se rruga që do të ndërtohet është Kërstec – Pakishtë – Zapod (Kukës), përcjell Arbresh.info.

“Mirëmëngjes! Lajm i mirë nga autoriteti kontraktues i Qeverisë së Kosovës i cili ka miratuar në zbatim të Marrëveshjes Dypalëshe, kompaninë që do të ndërtojë rrugën lidhëse Kosovë – Shqipëri! Kjo është rruga Kërstec – Pakishtë – Zapod (Kukës)… Mbarësi!”, ka shkruar Majko./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme