Sot në Prizren mbahet takimi në mes të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë, kurse, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla, mbajnë konferencë.
Gjithashtu është parparë të mbahet takimi në mes instituteve të Albanologjisë dhe Historisë të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe takimi në mes të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ndër temat kryesore të takimit do të jetë mobiliteti i profesorëve për programe të rëndësishme, por që janë në rrezik të mbyllen në mungesë kuadrosh.
“Temë tjetër e rëndësishme e takimit të 10 qershorit do të jetë bashkëpunimi më i ngushtë mes instituteve të historisë, me qëllim të harmonizimit dhe funksionalizimit të të dy instituteve dhe krijimi i një trupe të përbashkët për njohjen e profesioneve të rregulluara mes dy vendeve. Gjithashtu, në ketë takim diskutuam edhe për organizimin e një kampusi veror tradicional për studentët e të gjitha viseve shqiptare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?