Kosova e Shqipëria bashkërendohen për mbrojtjen e mjedisit

10:37 | 22 Maj 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Në këtë takim ata diskutuan rreth biodiversitetit të mjedisit dhe natyrës.

Ministri Matoshi u shpreh se aktiviteti i pastrimit po vazhdon.

“Ka një numer të madh të aktiviteteve e sidomos në komunën e Dragashit, është duke u zhvilluar ky projekt i pastrimin. Por, ne si Ministri do te jemi edhe në Plementin me disa ambasadorë për të parë se si po shkon puna”, u shpreh ai, raporton Arbresh.info.

Matoshi shtoi se do të pastrohet edhe Mali Pashtrik dhe Lumi Drenica, ku ky projekt është i madh dhe do të shënohet më 28 nëntor.

“Ka mbështetjen e dy ministrive, kemi aplikuar për të marr fonde për të pasturar, për të implementuar dhe ne gjithashtu ne do të bashkëfinancojmë në fondet e IPA-së, ta kthejm në atraksion këtë shtet”, deklaroi Matoshi,

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Kolsi tha në këtë takim se ky është një projekt madhor në mes të dy vendeve.

“Sot në takimin që patëm për biodiversitetin, ne biseduam rreth pjesës së natyrës dhe mjedisit. Projekti qe kemi nisur prej kohesh dhe e mbrojtur në të dyja anët. Operacioni që do të marrim është  edhe nga MMPH, nga shoqëria civile, nga miqt e tanë, ku do të caktohemi se kur do të filloj pastrimi, por sigurisht se ky projekt do të jetë në dakordim në mes të dy vendeve.Ne u morën vesh që do të pastrohen edhe dy liqenet”, u shpreh ministri Kolsi.

Ai shtoi se gjithashtu duan që vitin e ardhshëm të kenë ambient të pasur.

“Po ashtu vitin e ardhshëm do të marrim pjesë në shumë takime të qeverive të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të kemi një mjedis sa më të pasur”, tha ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Kolsi./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme