Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 korrikun si Ditë të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës.
Ai po ashtu, përkujtoi edhe viktimat e luftërave të viteve të 90-ta në Ballkan, shkruan Arbresh.info.
“Përkujotjmë me dhembje 8872 burra të djegur të Srebrenicës të vrarë dhe të zhdukur nga Serbia në masakrën më të madhe të ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.”, tha Kurti.
Ai përmendi edhe parakalimin e ushtrisë serbe në Bosnjë Hercegovinë katër ditë para shënimit të përvjetorit të masakrës së Serbrenicës.
Ndërkaq, theksoi se sot Kosova po i bashkohet memorializimit të 11 korrikut si ditë e përkujtimit të gjenocidit në Serbrenicë bazuar edhe ne Rezolutën që është miratuar në Kuvendin e Kosovës që dënon gjenocidin.
“Ky është veprim fisnik e i duhur ne emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore e të dëshirës sonë për drejtësi dhe paqe që të mos harrohet dhe të mos përsëritet gjenocidi as në Kosovë, as në Bosnjë, rajon dhe as kudo në botë”, ka thënë Kurti.
Pastaj ai i ftoi anëtarët e kabinetit qeverisës që të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e këtij gjenocidi./Arbresh.info/
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...