Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.
Institucionet përgjegjëse për zbatimin e Memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-së dhe Policia e Kosovës.
Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës.
Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet me datë 25 maj 2017 në ora 10.30 në zyrën e Kryeshefit të Agjencisë me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Programit për Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane, Policisë së Kosovës dhe mjeteve të informimit.
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...