Nëse nuk ka përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, as Kosova e as Serbia nuk do të mund të përfitojnë nga Plani i Rritjes së Komisionit Evropian, të cilin ky institucion e miratoi për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Bëhet fjalë për pakon e madhe financiare në shumë nga 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027.
Mirëpo për të përfituar nga këto mjete, të gjitha vendet e rajonit duhet të respektojnë, siç thuhet, mekanizmat efektivë demokratikë, përfshirë këtu sistemin parlamentar shumëpartiak, sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e njeriut, përfshirë ato të minoriteteve.
Për dallim nga shtete tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova e Serbia kanë edhe një kriter shtesë:
“Një parakusht tjetër do të jetë që Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj, si dhe të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar dhe të angazhohen në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, precizohet në Planin e Rritjes të KE-së.
Sipas pohimeve të zyrtarëve në Bruksel, asnjëri vend nuk do të përfitojë nga fondet përderisa nuk ka përparim në dialog.
Ndryshe në kuadër të shumës nga 6 miliardë euro sa janë ndarë sipas Planit të Rritjes, deri në 2 miliardë euro planifikohet të shkojnë në formë të asistencës pa kthim, ndërsa 4 miliardë tjera, në kredi të favorshme dhe investime kapitale./rtk
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...