Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ka bërë publike kërkesat e dërguara tek Prokurori i Shtetit dhe Zyrja e EULEX në Kosovë, për fillimin e hetimeve ndaj zhvillimeve për projektin Termocentrali “Kosova e Re.”
Duke pasur parasysh shkeljet e numërta që kanë rrjedhur nga ky proces, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe mungesën e analizave bazike, KOSID vlerëson që vazhdimi i këtij projekti do të shkaktojë dëme të mëdha financiare, ekonomike, sociale, dhe mjedisore në Kosovë, andaj, një hetim i këtij procesi është tejet i rëndësishëm në mënyrë që të mbrohet interesi publik.
Shkeljet dhe parregullsitë e projektit “Kosova e Re”, u evidentuan përmes kronologjisë së publikuar nga KOSID, “Një histori e shkurtër e një dështimi të madh të politikave energjetike në Kosovë.”, ku u tha se që nga fillimi i idesë së projektit për një termocentral të ri, mungojnë referenca të qarta se cilat ligje të Kosovës kanë qenë të aplikueshme.
Sipas kësaj kronologjie, KOSID identifikon se projekti TCKR, që nga koha kur ka qenë si ide, e deri më sot si projekt potencial për ndërtim, ka bartur në vete shkelje të shumta, parregullsi, ndryshime në kapacitetin gjenerues etj.
“Mbi të gjitha, më alarmante janë shkeljet e ligjeve të Kosovës nga projekti, të cilat fillojnë me Ligjin për Prokurim Publik, Neni 32.4, i cili edhe pse kërkon që gjatë zbatimit të procedurave të prokurimit të jenë dy apo më shume ofertues, në rastin e TCKR, tenderimi ka vazhduar me një ofertues të vetëm – Contour Global. Për më tepër, Qeveria është duke dhënë informacione jo të vërteta mbi zhvillimet procedurale të projektit dhe se projekti ka qenë i liruar nga gati çdo ligj, si: Ligji për Partneritet Publiko Privat dhe Koncesionet në Infrastrukturë dhe Procedurat për dhënien e tyre (03/L-090), Ligji për Partneritet Publiko Privat (04/L-045) dhe Ligji për Prokurimin Publik (03/L-241). Legjitimimi i një gjëje të tillë, u bë me një Vendim të Qeverisë së Kosovës Nr. 08/17 i cili daton: 01.06.2011. Vendimi Nr. 08/17 i Qeverisë thekson se: ‘Ligji për Partneritet Publiko Privat (Nr 04/L-045 i publikuar më 25.11.2011) nuk ishte i përshtatshëm për projektin, pasi që dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për projekte ku ofertuesit potencial veç janë para-kualifikuar’. Megjithatë, më 5 prill 2013 në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik deklarohet e kundërta, aty thuhet se projekti “Kosova e Re” do të realizohet pikërisht me Partneritet Publiko Privat. Këto shkelje të ligjeve në fuqi në vend, Qeveria e Kosovës po i arsyeton duke u mbeshtetur në procedurat e prokurimit në përputhje me praktikat e mira dhe udhëzimet e prokurimit të caktuara nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Bankës Botërore. Sipas KOSID, standardet e Bankës Botërore apo të cilësdo organizatë tjetër, nuk mund të mënjanojnë ligjet e Kosovës në fuqi, pasi që ato nuk mund të jenë bazë ligjore për Kosovën, por vetëm një udhëzues për procesin. Për më tepër, këto standarde kërkojnë transparencë të plotë të procesit, gjë që Qeveria nuk ka implementuar me këtë projekt. Procesi për ndërtimin e termocentralit të propozuar është duke u shtyrë, pa përfundimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM). VNM është proces i cili duhet të përcaktojë nëse projekti është i realizueshëm, të tregojë se në çfarë mase projekti do të dëmtojë mjedisin, dhe të tregojë pasojat e pritshme sociale nga ky projekt dhe se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike pas ndërtimit të këtij termocentrali. Duke e shtyrë procesin përpara pa këtë vlerësim të rëndësishëm paraqet një shkelje të ligjit të Kosovës Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, i cili është i detyrueshëm për termocentralet mbi 50 MË. Banka Botërore gjithashtu dështoi për të përfunduar dhe publikuar Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), studim i cili do të shërbejë për të informuar Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore nëse do të duhej apo jo të mbështesin dhe të miratojn? ? Garancinë e Pjesshme të Rrezikut (GPR) për termocentralin e ri të propozuar”, thuhet në një komunikatë të këtij koalicioni.
Përveç shkeljes së ligjeve dhe shkeljeve procedurale nga termocentrali i propozuar “Kosova e Re”, minierat të cilat janë të ndërlidhura me Projektet Energjetike të Kosovës do të zhvendosin me forcë, dhe do të rrezikojnë varfërimin e mbi 7,000 kosovarëve.
Për më tepër, KOSID thotë se ka shqetësime të tjera në lidhje me ndotjen e ajrit, si dhe me barrën financiare mbi taksapaguesit.
“Një raport i vitit 2017 nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Ripërtëritshme tregon se ka potencial të energjisë të ripërtëritshme në Kosovë me kosto konkurruese përmes Panelave Fotovoltaike dhe hidrocentraleve të vogla.Edhe pse projekti TCKR është në zhvillim e sipër për më shumë se 10 vite, pyetjet bazë të tlla si kapaciteti, modeli i biznesit, teknologjia e cila do të përdoret, kostoja financiare etj. për termocentralin, mbeten pa përgjigje. KOSID kërkon që procesi i TCKR të anulohet, duke marrë parasysh shkeljet e shumta përgjatë këtyre 10 viteve. Në qoftëse Kosova vazhdon me këtë trend, për 10 vite të ardhshme vendi do të gjendet në një situatë tejet problematike. Andaj, është më se e domosdoshme që tani të punohet në opsione të energjisë së ripërtëritshme të cilat mund të jetësohen më shpejtë, sigurojnë furnizim të duhur të energjisë për qytetarët, dhe në realitet kanë kosto më të përball ueshme sesa një termocentral i ri”, thuhet në komunikatë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...